CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Ish-kryebashkiaku i PS me kompani private, presione për të fituar tendera…

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, që tashmë është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e “pabarazisë në tenderat” e naftës që hapte bashkia e qytetit verilindor, fshihet pas një kompanie private të quajtur “Instant.al”, e cila ushtron aktivitet në fushën e Design, programim, menaxhim i faqeve te internetit etj.

Hija e ish-zyrtarit të bashkisë dhe prefekturës së Kukësit, fshihet pas kësaj kompanie, e cila jo në pak raste është shpallur fituese në tenderat publikë të organizuar nga institucionet Shqiptare, me qëllim programimin e faqeve të internetit, pajisje me kompjutera e aksesorë të tjerë teknologjikë.

Madje kompania e Granit Gjanës, ka fituar shërbime dhe para publike nga bashkia dhe prefektura e Kukësit, dy institucione ku Gjana ka shërbyer si titullar drejtues.

Në 14 qershor 2024 kompania “Instant.al” ka përfituar një pagesë prej 1 milion e 80 mijë lekë nga Bashkia Kukës, për mirëmbajtjen e faqes zyrtare të Webit të bashkisë.

Sërisht “Instant.al” e Granit Gjanës rezulton përfituese në tre pagesa publike prej 1 milion e 820 mijë lekë për mirëmbajtjen e faqes së internetit të prefekturës së Kukësit.

Në një periudhë 5 vjeçare kompania e ish-zyrtarit të bashkisë Kukës, Granit Gjana, që sot është marë i pandehur nga SPAK, ka përfituar 376 milion lekë nga fondet publike.

Rezulton se “Instant.al”, është themeluar fillimisht në mars 2018 nga Granit Gjana, Ermal Gjinaj, Alen Gjikokndi dhe Flogert Muça.

Por 5 muaj pas themelimit të përbashkët, Gjinaj, Muça dhe Gjikondi, kanë vendosur t’ia shesin kompaninë Granit Gjanaj në vlerën 600 mijë lekë të vjetra. Kontrata e shitjes së aksioneve nuk është firmosur përpara një noteri publik, por është kryer privatisht.

Gjana, bëhet pronari 100 për qind i kësaj kompanie ndërsa pas fiks pas një viti, në Gusht 2019 Granit Gjana, vendos t’ia shesë aksionet kompanisë motrës së tij, Emerlinda Gjana në vlerën 200 mijë lekë të vjetra. Sërish kontrata e shitjes së kësaj kompanie është bërë privatisht dhe jo para një noteri publik.

Që nga kjo periudhë e në vijim hija e Granit Gjanës ka qëndruar nga pas kompanisë “Instant.al”, ku në letrat e firmës dhe tenderat shfaqet emri i së motrës, ndërsa në prapaskenë qëndron ish-zyrtari i bashkisë dhe prefekturës së Kukësit.

Kompania rezulton fituese në bashkinë Mat, e drejtuar nga ish-gardisti, Agron Malaj si dhe në shumë institucione të tjera publike.

Presionet dhe ankesat tek Komisioni i Prokurimeve Publike shoqërohen me kërcënime se do çojë zyrtarët në SPAK, ndërkohë që vetë Granit Gjana, rezulton i pandehur nga SPAK për akuzën e pabarazisë ne tenderat publikë.

Ankesa e fundit që “Instant.al” e ish-zyrtarit Gjana ka bërë në Komisionin e Prokurimeve Publike, është regjistruar për një tender të blerjes së pajisjeve kompjuterike për institucionin shtetëror, Komisionin e të Drejtës së Informimit dhe Mbrojtjes së të dhënave personale.

Image

About Redaksia

Check Also

Raporti: Rama dhe Veliaj kanë pushtuar mediat kombëtare, zënë 27% të kohës të të gjithë programacioneve

Të dhënat e AMA-s të analizuara nga BIRN tregojnë se kryeministri, anëtarët e kabinetit qeveritar …