Revolta e fermerëve të Maliqit, hedhin produktet në rrugë: As kostot nuk mbuluam dot

Ashtu sikurse fermerët kishin paralajmëruar më parë për hedhjen e qepëve në kanal, sot ata i kanë hedhur prodhimet e tyre, sepse janë hasur me mungesë tregu dhe kërkesa për blerjen e qepës por me çmim nën kosto.

Bëhet fjalë për 15 deri në 20 lekë, teksa banorët nuk janë dakord me këtë çmim, pasi nuk mbulojnë dot as shpenzimet.

Një prej fermerëve flet për News24, ku shprehet se thuajse të gjithë banorët e zonës i kanë hedhur në kanal prodhimet e tyre.

Më tej, ajo shprehet se djemtë e saj kanë zgjedhur që të ikin jashtë, sepse nuk ja dalin dot të jetojnë këtu.

”Ata kishin qejf të jetonin në vend të tyre, por me çfarë”, shprehet banorja.

Ndërkohë që hedhja e qepëve në rrugë dhe kanal, është vendim i të gjithë banorëve në formë proteste për shkak se nuk mundën ti shisnin ato.

Fermerja:

Treg nuk ka fare, makina nuk vijnë dhe unë i hodha qepët të gjitha, ja ku i hodha e di që është shumë gjynah se unë mora dhe punëtorë i paguaja 20 mijë lekë ditën dhe tani akoma s’jua kamë dhënë lekët.

Ata vijnë dhe e kërkojnë me 15 lekë të vjetra, si t’jua jap unë?

Nja dy vjet eci mirë, edhe djemtë ikën nga Italia e erdhën këtu thanë të punojmë në vendin tonë, por do ikin sepse se nuk ja dalin dot këtu.

Jo vetëm unë por të gjithë banorët i kanë hedhur në rrugë në kanal, se është turp dhe gjynah t`i japim me atë çmim.

About Krye Redaktor

Check Also

Ulen ndjeshëm çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare, në Shqipëri vetëm rriten

Pas disa jave rritje të vazhdueshme, çmimi i arrit të zi në tregjet ndërkombëtare ka …