Vasili: Rama mashtroi publikisht shqiptarët! Ambasadorë, ktheni dekoratat pas

Deputeti i PL, Petrit Vasili iu ka bërë thirrje ambasadorëve të dekoruar nga Rama më 2018 për kontributin e dhënë për hapjen e negociatave, t’i kthejnë mbrapsht dekoratat, pasi sipas tij, nuk janë gjë tjetër veçse një mashtrim i kryeministrit.

Përsmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se dekorimi i katër ambasadorëve nga Rama në atë kohë, është sa qesharake aq edhe e dhimbshme, për një proces që nuk kishte ndodhur fare dhe për mashtrimin publik, që iu bë shqiptarëve.

Postimi i Vasilit:

Ambasadorët të kthejne dekoratat e mashtrimit të Ramës!

Edi Rama gjashtë vjet më parë ne 29 qershor 2018 dekoroi katër ambasadorë shqiptarë për punën e tyte të mirë sepse gjoja u hapën negociatat.

Ndërsa sot në tetor 2024 po ky Edi Rama po na thotë që sapo u hapën negociatat.

Ambasadorët në se kanë një minimum respekti për veten e tyre, pasi u bënë qesharakë gjer në dhimbje, duhet t’ia kthejnë sot mbrapsht Edi Ramës dekoratat mashtruese për një hapje negociatash, që nuk kishte ndodhur fare dhe për mashtrimin publik, që ju bë shqiptarëve.

A do ta bëjnë vallë ambasadorët?

Sigurisht që jo!

About Redaksia

Check Also

Si po vriten pacientët tek spitali Onkologjik, dëshmitë…

Dr. Mondi tha që duhet patjeter të operohet që t’i futen tubat edhe për shkarkimin …