Berisha: Në Kroaci 1 km rrugë ndërtohet me 1.2 mln euro, rruga Shëngjin-Velipojë ndërtohet me 8-fishin e çmimit

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar vjedhjet e qeverisë së Edi Ramës me ndërtimin e rrugëve.

Berisha tha se, në Kroaci 1 kilometër rrugë ndërtohet me 1.2 milionë euro, ndërsa rruga Shëngjin-Velipojë ndërtohet me 8-fishin e çmimit.

“Miqtë e mi, po si mundet, si mundet që varfëria, rreziku i varfërisë për shqiptarët të jetë 15 pikë më i lartë se sa për maqedonasit, 17 për serbët dhe malazezët.

Po mor miq, po. Sepse Kosova e ka shkallën e ryshfetit 5 herë më të ulët se sa Shqipëria. Sepse Maqedonia e ka shkallën e ryshfetit 5 herë më të ulët se Shqipëria. Sepse Shqipëria vjedhjen, ryshfetin e ka në çatinë e botës.

Kjo sepse Kosova, Maqedona, Serbia ndërtojnë rrugë me çmime që përcaktohen nga kostoja e ndërtimit. Kurse në Shqipëri rrugët ndërtohen nga oreksi i hajdutëve.

Në qoftë se, një autostradë në Kroaci, do ta përsëris këtë, por duhet përsëritur ama, se kur shikon se në Kroaci, vend anëtar i BE, me standarte europiane ndërtimi që zbaton, aplikon manualin e ndërtimit të BE-së, ndërtohet 1 km rrugë të autostradës Beli- Manastir 27 metra e gjerë me 1.6 milionë euro. Kurse në Shqipëri rruga Korçë-Ersekë ndërtohet me 5 mln euro. Rruga Shëngjin-Velipojë ndërtohet me 8-fishin e rrugës në Kroaci.

A nuk del këtu pra, se çmimet që paguani ju të dashur qytetarë nuk i përcakton kostoja e ndërtimit, por i përcakton oreksi i pangopur i këtyre të babëziturve që vjedhin ditë, që nuk ngopen kurrë së vjedhur ju qytetarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si po vriten pacientët tek spitali Onkologjik, dëshmitë…

Dr. Mondi tha që duhet patjeter të operohet që t’i futen tubat edhe për shkarkimin …