Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, duke folur tek Parlamenti, u shpreh se ky institucion është kthyer në një burg të sigurisë së lartë pikërisht në ditën kur hapen negociatat me BE-në.
“Ky është një burg i sigurisë së lartë.
Ditën që hapen negociatat, ky parlament kthehet në një burg të sigurisë së lartë.
Kreu i narkosit ka ngujuar zonjën 5 milionë dollarë në parlament.
Miss 5 milionë dollarë e ka kthyer parlamentin në një burg të sigurisë së lartë ku nuk lejohen takimet.
Ja, ky është parlamenti i vendit që hapi negociatat,” tha sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka për mediat tek parlamenti.
Efektivët e Gardës me urdhër të kryeparlamentares Elisa Spiropali kanë ndaluar deputetët e Partisë Demokratike që të futen në seancën e sotme plenare.
Kjo ka sjellë që deputetët menjëherë sapo kanë mbërritur në oborrin e Kuvendit të përplasen me gardistët, teksa e kanë patur të pamundur të futen, pasi vlen të theksohet fakti se socialistët kanë dyfishuar numrin e gardistëve nga hera e fundit, si dhe kan/ rrethuar godinën e Kuvendit me kangjella.
Deputetët e PD-së kanë kërkuar që të lejohen të hyjnë brenda Kuvendit deputetët të cilët nuk janë përjashtuar.
Ndërkohë, socialistët janë futur në Kuvend 90 minuta para nga frika e përplasjes me deputetët e opozitës.
Gazeta RD