Opozita do ta çojë zërin në Europë, Shqipëria po zhbëhet nga banda e pushtetit

Mes një situate të tensionuar në parlament, ku deputetët e Partisë Demokratike u përballën me pengesa nga Garda e Republikës në përpjekjet e tyre për të hyrë në sallën e kuvendit, deputeti Flamur Noka dha një deklaratë për mediat nga ku theksoi se sjelljet dhe veprimet e qeverisë janë dëshmi e qartë e frikës dhe panikut që kanë nga opozita dhe mbështetësit e saj.

Ai kritikoi ashpër përdorimin e forcave të gardës dhe policisë për të bllokuar grupin parlamentar të PD-së dhe shprehu shqetësimin se një situatë e tillë nuk mund të ndodhë në një vend që synon integrimin në Bashkimin Europian.

Noka denoncoi edhe dhunën e ushtruar ndaj opozitës dhe qytetarëve, duke përmendur se qeveria po përpiqet të shtypë zërin e opozitës përmes metodave autoritare dhe të paligjshme. Duke e cilësuar këtë si fytyrën e vërtetë të një regjimi të korruptuar dhe të kontrolluar nga krimi, Noka theksoi se opozita nuk do të heshtë. Ai njoftoi se veprimet e tyre do të shkojnë përtej kufijve të Shqipërisë, me një mesazh të qartë për Europën, që do të dërgohet drejtpërdrejt në Strasburg, duke treguar se vendi po shkon drejt një krize të thellë politike dhe sociale.

Në deklaratën e tij, Noka shprehu vendosmërinë e opozitës për të luftuar për të drejtat dhe lirinë e qytetarëve, duke e konsideruar këtë një mision fisnik dhe të domosdoshëm për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri.

“Këto sjellje tregojnë se ata janë në panik, janë në panik nga e drejta e opozitës dhe nga populli opozitar, nga përfaqësuesit e opozitës. Fugona policie për të bllokuar opozitën të kryejë misionin e saj nuk mund të ndodhë në një vend që aspiron për në BE. Kjo është jashtë çdo perceptimi, jashtë çdo imagjinate.

Ja kush është fytyra e narkos. Miss 5 milion euro dogana i them unë, dhunë është kjo që ushtrohet me militantë të veshur me uniformë kundër opozitës; dhunë është të ndalosh përfaqësuesit e opozitës në tempullin e demokracisë për të çuar zërin e qytetarëve. Dhunë është të përzësh rininë nga Shqipëria, dhunë është të bësh terror punonjësve të administratës, që nëse nuk bëjnë ‘like’ Sulltanit, do të largohen nga puna.

Kjo është dhunë! Dhunë është ta mbash pushtetin me banda dhe me krim, por të luftosh për lirinë dhe të drejtat kurrë nuk është krim – është mision, dhe është mision fisnik.

Vajtja jonë në Strasburg ka këtë qëllim: për t’i thënë Europës që këtu ke një narkos, këtu nuk ka qeveri, këtu krimi i organizuar dikton.

Në Shqipëri, rinia po shtypet, dhe ato letra që ju sjellin, janë një oaz për rininë. Këtë do të themi ne: Shqipëria po zhbëhet nga banda e pushtetit”, u shpreh Noka.

About Redaksia

Check Also

“REL”: Opozita po kërkon me protesta të ndryshme largimin e Ramës dhe qeveri teknike

Pjesëtarë të përjashtuar të opozitës janë përpjekur të futen me forcë në sallën e Kuvendit …