Korreshi: Garda, FNSH, RENEA janë këtu, po na presin si kafshë!

Deputeti i PD, Saimir Korreshi e cilësoi tragjikomike situatën në Kuvend. Ai tha se po trajtohen si kafshë.

“Tragjikomike, nuk ka bërë vaki ndonjëherë të jetë me gardh hekurit. Edhe deputetët që nuk janë dënuar po hasin vështirësi. Ne na lejohet të marrim pjesë në seanca, jo të votojmë apo marrim fjalën, por jo të mos aksesojmë. Ka bërë vaki kjo në ndonjë vend europian. I kanë braktisur të gjitha e janë këtu.

Garda, FNSH, RENEA. Këta kanë dalë jashtë orbite mor burrë. Kam hyrë në PE, as dedektorë asgjë, këtu këta të presin si kafshë, a thua se është pronë e Spiropalit. Duhet të hiqen këto. Këta janë kapitujt e parë të hyrjes në Europë”, tha Korreshi.

About Redaksia

Check Also

“REL”: Opozita po kërkon me protesta të ndryshme largimin e Ramës dhe qeveri teknike

Pjesëtarë të përjashtuar të opozitës janë përpjekur të futen me forcë në sallën e Kuvendit …