Alizoti: Sot jemi në diktaturë, duhet reagim e jo shëtitje në bulevard

Opozita përveç reagimit në sallën e kuvendit ka organizuar edhe një protestë tek bashkia e Tiranës ku kërkohet largimi i Erion Veliajt si kreu i bandës së hajdutëve 5D.

“Të gjithë jemi qytetarë të Tiranës, të gjithë jemi të vjedhur, edhe ju të nderuar policë që keni hallin e rrogës. Sot në parlment ka ndodhur një gjë që në 30 vjet nuk ka ndodhur. I gjithë parlamenti po ta shikoni është i mbushur me forca speciale. Nuk ka ndodhur ne 30 vjet demokraci që një ministër i Brendshëm anonim rrinte sot si prokurori i Përgjithshëm Aranit Çela. Jam sinqerisht shume i shqetësuar. Demokracia në këtë vend është produkt i lëvizjes së gjithë qytetarëve të Tiranës në ‘91/. Më besoni, sot demokratë, me besoni sot qytetarë dhe pronarë të mediave që Shqipëria është pranë diktaturës dhe çdo justifikim i gardës, i policisë i drejtorit të policisë, i shqiptarëve nëpër kafe, i atyre që komentojnë estetikën, a digjet, a nuk duhet të digjet. Ne sot jemi bërë një skllavëri e nipit të Spiro Kolekës dhe jemi në rrezikun më të madh. Ju lutem merreni seriozisht sepse arritja më e  madhe në këtë vend ka qenë demokracia. Sot Shqipëria nuk është më demokraci. Mos u merrni më me opozitën. Doktor i nderuar, ndaj mendjen çfarë do bësh sepse radikalizmin ne nuk po e kërkojmë. Ka ardhur tek ne.

Edhe disa deputetë të PS që kanë dy pare mend sot kishin ulur kokën. Kjo nuk ka ndodhur më parë dhe jua them me bindje se ne jemi në diktaturë. Ne nuk mund të lejojmë që bijtë e baballarëve të shtypin prapë Shipërinë. Ne duhet tu thërrasim njerëzve ata që mendojnë se janë zona gri, të vinë të gjithë që ky vend të ketë demokraci. Se këtu nuk ka drejtësi. Harrojini recitimet. Kur policia merret me disa neqez te thjeshte dhe hajduti që ka vjedhur gjithë Shqipërinë hypën në jaht dhe në avion, këtu nuk ka më drejtësi.

Sot në parlament njerëz anonimë kanë ndalura deputetët, njerëzit që janë zgjedhur nga populli. Fatkeqësisht  sot u rikthy partia e Adil Çarçanit.

Opozitarizmi nuk është pronë e Partisë Demokratike, por është pronë e te gjithë shqiptarëve. Unë mendoj se të gjithë demokratët duhet të mblidhen dhe të mobilizohen sepse Shqipëri sot është në diktaturë. Ti lemë recitimet, të vazhdojmë veprimet. Shqipëria  është në diktaturë. Edi Ramës duhet ti dridhet zëri. Edi Rama mundet me protestë me zëmrim e jo me xhiro në bulevard. Ndajeni mendjen sepse u kthye 1945. Sot Ministri i Brendshëm, një njeri anonim, sot krekosej si fytyra e Aranit Çelës dhe recitonte në parlament edukatën morale të Partisë së Punës se si duhet të sillej një deputet. Ju lutem të mblidhemi të gjithë. Doktor që na shef, ndaje mendjen e ta mbyllim këtë punë”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Kush e porositi vrasjen e Vis Martinajt, deklarata e Berishës

Kryetri i PD, Sali Berisha gjatë një interviste në Vizion Plus, hodhi akuza të forta …