Bardhi: Po na kërcënojnë me armë! Policia e krimit ka thyer çdo ligj!

Kryetari i Grupit Parlamenta të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, në një komunikatë për mediat u shpreh se nuk ka ndodhur kurrë që në ambjentet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të hyjnë forcat special të policisë për të dhunuar deputetët e Kuvendit dhe këta janë fytyrat e vërteta të atyre që janë pjesë e kësaj qeverie.

“Ta harroni se trembni deputetë e opozitës përmes kërcënimeve tuaja me armë! Janë rrethuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, i kanë drejtuar armën deputetëve, i kanë qëlluar ata në vendin e punës.

Nuk kanë ndodhur kurrë që në ambjentet e Kuvendit të hyjnë forcat special të policisë, për të dhunuar deputetët e Kuvendit.

Kjo është fytyra e vërtetë e atij që është Ministër i Mbrojtes, që është pjesë e bandave të Durrësit e një kryeministri që emëron nga ministri i brendshëm tek ai që qëndron në krye të policisë së shtetit, emrin që urdherojnë bandat e Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë.

Mendoni se trembni deputetët e opozitës? Ta harrojnë”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Zhulali për BBC World Service: Rama shpërfill institucionet dhe llogaridhënien në vend

Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme ne PD, Ilda Zhulali, ka dhënë një intervistë …