Promovimi i Librit “Porosia e Kullës/ “Pashko R. Camaj me kontributet fisnike i bën nder Shqiptarisë”

Gjeneral * Piro Ahmetaj

Privilegj si dhe emocione, deri përlotje fisnike përjetuam në promovimin e librit: “Porosia e Kullës”, shkruar nga Shqiptaro -Amerikan, z.Pashko R. CAMAJ, qytatar shembullor, intelektual dhe zyrtar model, Sekretar i VATRA-s si dhe patriotit që me kontributet, suksesin si dhe modestinë e Tij i bën nder shqiptarisë !

Titulli i gjetur vjen si Amanet për jetën nga të parët (të Zotët) në 16 breza të Kullës CAMAJ . Ndërsa, subjekti dhe përmbajtja janë endrrat, sakrificat, dilemat, malli, brengat dhe realizimet, pra udhëtimi i çdo emigranti të zakonshëm Shqipëtar për në vendin e shenjtëruar nga Liria/USA.

Përkthimi i ndjerë nga Nikolla, vëllai autorit (zv/kryetar i Parlamentit të Malit të Zi) parathënia mbresëlënëse e shkrimtarit të mirënjohur Besnik Mustafai si dhe botimi nga Onufri, jo vetëm i japin vlera shtesë kujtimeve, por edhe një arsye fort për ta lexuar librin me kujtime të Pashko Camaj.

Si ndër mijra shqiptarët që jam mikëpritur në Kullën Camaj dhe VATRA në New York, USA, i shpreh konsideratat më të sinqerta si dhe i uroj përzemërsisht mikut/Pashkut suksese të mëtejshme!

About Redaksia

Check Also

Kush e porositi vrasjen e Vis Martinajt, deklarata e Berishës

Kryetri i PD, Sali Berisha gjatë një interviste në Vizion Plus, hodhi akuza të forta …