Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, mbi atë se çfarë shpreh dhe shfaq ‘Mosbindja Civile’.

Përmes një statusi në platformën sociale X, Bardhi i kujton Spiropalit se, ‘Mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës’.

Duke ironizuar ‘filozofimin’ e Spiropalit mbi togfjalëshin dhe kuptimin e ‘mosbindjes civile’, Bardhi shkruan se ajo nuk do të thotë t’i ulesh në gjunjë gjithashtu krimit të organizuar.

Reagimi

Bardhi i përgjigjet reagimit të Spiropalit: Mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

Na paska dhënë leksion nga burgu Pëllumb Gjoka përmes zyrës për shtyp të Kuvendit, se cili është kuptimi filozofik i “mosbindjes civile”!

Mosbindja civile në kuptimin e Pëllumbave në Kuvend është që krimi i organizuar të shpërfill ligjin dhe të mbretërojë në çdo institucion!

Por realisht, mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës! As krimit të organizuar!

 

About Redaksia

Check Also

Brenda zyres së Agasit/ Dalin pamjet nga takimet me pushtetarë dhe kriminelë të koordinatorit të Rames me krimin

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ku në qendër ndodhet Ergys Agasi, i …