Berisha: Rama dërgoi kriminelët e RENEA-s për të dhunuar deputetët e opozitës duke u treguar tytat e armëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj dhunimit të deputetëve demokratëve në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë nga forcat e policisë RENEA dhe kërcënimin me armë të këtyre të fundit.

Berisha tha se, Rama dërgoi kriminelët e RENEA-s për të dhunuar deputetët e opozitës duke u treguar tytat e armëve.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore për ju qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.

Përshëndetje të përzemërta oratorëve, deputetit Dash Sula për fjalën e tij dhe të gjithë oratorëve që nga kjo tribunë e fjalës së lirë përcjellin në mbarë vendin, në mendjen dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë, të vërtetat e këtij regjimi që bazohet mbi krimin, drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve.

Miqtë e mi, sot ishte ditë beteje për opozitën.

Ishte ditë triumfi.

Ishte ditë sulmi.

Ndaj dhe në emër tuaj dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë deputetët e opozitës, të cilët me qëndrimin e tyre u dëshmuan shqiptarëve se çfarë përfaqëson narkoparlamenti i Edi Ramës.

Se çfarë përfaqëson regjimi i tij dhe çfarë janë të aftë të bëjnë gangsterët, kriminelët me uniformë, narkodeputetët e këtij regjimi.

Sot në oborrin, në sallën e parlamentit, opozita e frymëzuar nga qytetarët opozitarë, e vendosur të mbrojë me mosbindje civile Kushtetutën, ligjin, të drejtat e popullit opozitar, dëshmoi se ai parlament i narkoshtetit, nuk meriton të jetë asnjë ditë më.

Se ai parlament është thjesht një vegël e verbër e Edi Ramës, i cili për të trysnuar, për të dhunuar deputetët e opozitës, dërgoi aty kriminelë të RENEA-s, të armatosur që u drejtuan tytat e armëve deputetëve, të cilët në misionin e mosbindjes civile po përfaqësonin vullnetin e popullit opozitar.

Aktet e sotme të Elisa Spirogjokës, të deputetëve, të mercenarëve me uniformë, gardistëve, të cilët zbatonin urdhrat e Spirogjokës, bastardit të familjes Hoxha në krye të ministrisë së rendit, që sillte i tmerruar për veten e tij, bandën e RENEA-s kundër deputetëve, dëshmoi se parlamenti është në agoni dhe se jetën e ka të shkurtër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kush e porositi vrasjen e Vis Martinajt, deklarata e Berishës

Kryetri i PD, Sali Berisha gjatë një interviste në Vizion Plus, hodhi akuza të forta …