Berisha: Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit vend mbi tokë nuk do të keshë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha në fjalimin e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’, ju drejtua efektivit që sot ju drejtoi armën deutetëve të opozitës, teksa u shpreh se askush nuk mund dhe nuk do ta mbrojë atë.

Berisha tha se, nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti.

“Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh!

Bandit, mercenar që nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligj, nuk njeh moral.

Nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti.

Nuk të mbron njeri ty!

Ke bërë një akt që nuk e ka bërë kush nga viti 1945 gjer sot.

Trimëria, guximi, vendosmëria e deputetëve të opozitës në sallë dhe jashtë sallës e shndërroi parlamentin në kështjellën e pamposhtur të opozitës.

E shndërroi parlamentin në kështjellën e qëndresës, në kështjellën e fitores”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kush e porositi vrasjen e Vis Martinajt, deklarata e Berishës

Kryetri i PD, Sali Berisha gjatë një interviste në Vizion Plus, hodhi akuza të forta …