Denoncimi i qytetarit: Veliaj po na prish pallatin për t’i dhënë tokën Salillarit, do mbetemi në rrugë

Një situatë alarmante po ndodh në Laprakë, ku shtatë familje rrezikojnë të mbeten të pastreha pas vendimit të autoriteteve për të shembur pallatin e tyre. Ndërtesa e kohës së Enver Hoxhës, është parashikuar të prishet për t’i hapur rrugë një projekti rrugor, megjithëse banorët pretendojnë se rruga prek vetëm dy metra të pallatit dhe këtë pjesë ata e kanë liruar vetë.

“Është absurde të na kërkojnë të largohemi nga shtëpitë tona brenda pesë ditësh. Tre prej banorëve qëndrojnë jashtë vendit dhe nuk kanë as dijeni për atë që po ndodh. Ne jemi shtatë familje që rrezikojmë të mbetemi në rrugë,” – shprehen të shqetësuar banorët për JOQ.

Ata akuzojnë se qëllimi i vërtetë i prishjes është përfitimi personal i oligarkut Pëllumb Salillari, duke pretenduar se toka prej 600 metrash katrorë është në shënjestër për ndërtimin e një pallati të ri.

“Ne i kemi të gjitha dokumentet në rregull, por na thonë të largohemi pa asnjë përgjegjësi, vetëm Salillari dëshiron tokën tonë,” – shprehet një nga banorët e prekur.

Prishja e pallatit pritet të realizohet brenda disa ditësh, ndërkohë që banorët e mbetur në mëshirë të fatit kërkojnë që autoritetet të ndërhyjnë dhe të gjejnë një zgjidhje të drejtë për situatën e tyre kritike./BoldNews

About Redaksia

Check Also

Kalaja: Ulsi Manja “gradon” në detyrë prokuroren Keshi që mbylli dosjen 184!

DEKLARATË PËR MEDIA KRYETARJA E KOMISIONIT TË APELIMIT, ADRIANA KALAJA Znj. Esmeralda Keshi është emëruar …