Kalaja: Dyshja kriminale Rama – Veliaj nisin punimet për masakrimin e Tiranës në zonën e “Pazarit të Ri”

Kryetarja e Komisionit  të Apelimit në PD, Adriana Kalaja në një prononcim për media në zonën e “Pazarit të Ri” ka njoftuar se pa dijeninë e banorëve dhe pa një informacion zyrtar, bashkia e Tiranës ka nisur punimet për rikonstruksionin e sheshit ‘Avni Rustemi’, ku në fakt tabela e punimeve është ende e paqartë pasi nuk përmban asnjë inofrmacion lidhur me këtë ndërtim.

“Sipas denoncimeve që na kanë ardhur rezulton se dyshja që drejton grupin e strukturuar kriminal Rama-Veliaj vijon masakrimin e Tiranës dhe zhbërjen e historisë, identitetin dhe trashëgimisë kulturore duke betonizuar atë, ku sipas informacioneve jozyrtare që kemi do të ndërtohet një kullë shumë e lartë duke bërë që rritja e shifrave të betonizimit të vijojë të rritet”, u shpreh Kalaja.

Fjala e avokates

“Pranë Partisë Demokratike kanë mbërritur shumë ankesa nga banorë të zones lidhur me këtë rrethim të menjëhershëm e të panjoftuar, mbi të gjitha me një ndërtim që po bëhet në këtë aks i cili nuk është konsultuar me komunitetin që jeton në këtë zonë.

Sipas denoncimeve që na kanë ardhur, rezulton se dyshja që drejton grupin e strukturuar kriminal Rama-Veliaj vijon masakrimin e Tiranës dhe zhbërjen e historisë, identitetin dhe trashëgimisë kulturore duke e betonizuar atë.

Siç e dini, paralelizsht me këtë betonizim fillon edhe pastrimi i produktit të veprave penale gjë që nuk e thotë vetëm PD, por e thonë edhe mediat prestigjoze europiane ku rreth 60% e banesave në Tiranë nuk e kanë burimin e të ardhura të deklaruara.

Siç e shikoni, prapa kurrizit tim po bëhet një ndërtim ku në fakt tabela është e paqartë, pasi nuk jep të dhëna të qart,  flitet për rikonstrukisonin e sheshit ‘Avni Rustemi’ por nuk thuhet se çfarë modeli do të ketë ky shesh.

Nga të dhëna të tjera thuhet se do të nisin punimet për një ndërtim të ri, por në fakt ajo pamje nuk është reale, sepse sipas informacioneve jozyrtare që kemi do të ndërtohet një kullë shumë e lartë duke bërë që rritja e shifrave të betonizimit të vijojë e të ndikojë jo vetëm në cilësinë e jetësës, por edhe në rritjen e trafikut sepse ky aks është mjaft i rëndësishëm, lidh qendrën me Tiranën”.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …