CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: Banditi Altin Dumani urdhëroi rrëmbimin e gazetarit që nxori emrin e Ramës në përgjimet e SKY ECC

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat, foli edhe për rastin e marrjes nën hetim dhe rrëmbimit të materialeve të punës, të gazetarit Elton Qyno.

Sipas Berishës, Altin Dumani urdhëroi rrëmbimin e gazetarit Qyno pasi ky i fundit nxorri emrin e Edi Ramës në përgjimet e SKY-t.

“Pra, krahas votës së lirë, detyrë kryesore tjetër, objektiv kryesor tjetër i PD është krijimi i Komisionit të të Vërtetës.

Copëza nga këto të vërteta kanë rrjedhur dhe ato janë të lemerishme. Ato tregojnë se Edi Rama është i lidhur edhe në krime të shëmtuara me bandat.

Cilido që lexoi statusin e gazetarit guximtar Elton Qyno, kuptoi se pse banditi Altin Dumani urdhëroi rrëmbimin e tij në mes të rrugës.

Sepse Qyno në regjistrimet që dispononte, kishte emrin e padronit të banditit Dumani, emrin e Edi Ramës.

Kjo vetëm në një aspekt.

Për të tjera iu lakua emrin në Belgjikë Edi Ramës, që ia nxori televizioni belg.

Taulant Balla është omniprezent në veprimtarinë e bandës së Elbasanit, e bandës së Shkodrës, e bandave të Fushë Krujës, është omniprezent në veprimtarinë e të gjitha bandave.

Bandat emëruar ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë.

Ju keni konstatuar se ka dy vite që nuk kapet një kg kokainë në portin e Durrësit se ai tani është biznes shtetëror.

Disponohen dokumente të pakundërshtueshme, zyrtare që ata të ciklët iu paraqitën publikut shqiptar si heronjtë e fëmijëve tanë, janë monstrat e fëmijëve tanë dhe qytetarëve shqiptarë.

Ky komision është i një rëndësie fondamentale për ndarjen e politikës nga krimi në Shqipëri.

PD qëndron e vendosur dhe kërkon mbështetjen e opinionit publik me bindjen më të thellë se pa nxjerrë para opinionit të vërtetat e këtyre lidhjeve me krimin, të Edi Ramës, po jo më pak të Olsi Ramës, Taulant Ballës, por natyrisht Fatmir Xhafës, Gjiknur e me radhë.

Po së fundmi edhe Spirogjoka nuk del e pafajshme, jo.

Nuk ishte rastësi që shkoi në Shkodër dhe Edi Rama i mësoi asaj pikërisht atë që një grua nuk duhej ta thoshte kurrë. U shndërrua në ndrikull dhe adaptoi atë fjalor që e mban mend sot mbarë Shqipëria.

Ndaj dhe njëherë i bëj thirrje opi9ionit të mbështesë këtë nismë, me të cilën ne do bëjmë gjithçka për të rritur ndjeshmërinë në Shqipëri dhe botë.

Krijimi i këtij komisioni është një detyrim madhor para qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rrëzimi i paktit me Ramën për refugjatët/ KryqëzohetMeloni: Turp! Marrëveshje e paligjshme

Vendimi i Gjykatës së Romës për rikthimin në Itali të 12 emigrantëve nga Bangladeshi dhe …