CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: Përgjimet e SKY ECC dëshmojnë se si Skrapi i partisë zbaton urdhra, mbyll dosje dhe vjel ryshfete

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, përgjimet e SKY-t dëshmojnë se pjesëtarët e prokurorisë së posaçme zbatojnë urdhërat e partisë me mbyllje dosjesh dhe vjellje të rryfshfeteve.

“Ato komunikime janë labirintet më drithëruese të botës së krimit në Shqipëri.

Ato komunikime dëshmojnë se si politika ka shfrytëzuar bandat dhe bandat politikën për qëllime nga më antiligjore, më çnjerëzoret.

Por dëshmojnë se si Skrapi i partisë merr peng, zbaton urdhra, mbyll dosje, përdor pengje për interesat e veta, vjel ryshfete, majmen e pasurohen si kriminelë nga bashkëveprimi me organizatat kriminale.

Në ato dokumente, ekziston i gjithë universi i krimit elektoral.

Se çfarë bashkëveprimi ka pasur midis Edi Ramës dhe drejtuesve politikë të qarqeve të partisë së krimit me bandat kriminale për të diktuar rezultatin e zgjedhjeve.

Aty gjenden udhëtime fabuloze, dhuratat mbretërore me 500-600 mijë euro për Edi Ramën.

Aty ka gjëra të pafundme, por le të mos e bëjmë objekt kuriozitetesh.

Kjo kërkon me çdo kusht Komisionin e të Vërtetës, që shqiptarët të shohin se midis Pëllumb Gjokës dhe Edi Ramës, Edi Rama është shumë herë më i lig se Pëllumb Gjoka.

Se midis Suel Çelës apo Bajrëve dhe Taulant Ballës, Taulant Balla është më i lig se secili prej tyre.

Se midis Nuredinit dhe Altinit, Altini është tre herë më i keq se Nuredini. Dumanëve e kam fjalën.

Pra, kemi të bëjmë me një fond të dhënash, transparenca e të cilave do të jetë kushti më themelor për ndarjen e shqiptarëve nga kjo diktaturë e re, e cila vazhdon gjithnjë mbi bazën e krimit.

Kush e emëroi ministrin e rendit, Hoxha?

Kush e emëroi Ilir Prodën?

Pa këtë transparencë, Shqipëria nuk do ketë paqe ndonjëherë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Prova e vjedhjes së Ballukut

Gazment BARDHI Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në …