Tymi i ka dalë me kohë diktaturës së Ramës, por dje i doli hapur dhe gryka e pushkës

Nga Ndriçim KULLA

Ku e gjen forcën diktatori që udhëheq regjimin në Tiranë që të çuditë jo vetëm njerëzit , por edhe kohën me veprimet e tij që dalin në flagërancë të plotë jashtë kontekstit shoqëror, politikë dhe demokratikë?!

Janë kaq extreme , harbutë  dhe  arrogantë, saj sa që  ndaj tyre ose duhet të nënshtrohesh ose të ngrihesh dhe të luftosh me” pushkë në krahë”. Pushkën në kuptimin e reagimit për të mbrojtur lirine, se ende  ne kemi besim tek demokracia .Pushkë në kuptimin e një reagimi ekstrem për të mbrojtur vlerat e demokracicë dhe lirisë të kërcënuara pa kufi.

Por në këtë luftë edhe koha ka paradokset e saj  ,të cilat e bëjnë më të detyruar reagimin tonë rradikal.

Mbas shumë e shumë historisë të përsëritura, ku regjimi ka  ushtruar dhunë të hapur, por edhe dhunë presionesh dhe intrigash deri në nivele ndërkombëtare, për ta mbajtur opozitën nën dërrasën e saj si një zog të shtypure, pushteti dje  nëpërmjet organeve të diktaturës  me  qeverisjen e tij nxorri edhe grykën e pushkës drejtëpërdrejt ,në mos për ti qëlluar, për ti frikësuar po e po përfaqësuesit e popullit në parlament.

A mund të ndodh kjo në një vënd demokratikë?

A duhet të ndodh kjo në një shtet me sistem pluralist  tu vihet përballë pistoleta me krehërin  plot me fishekë me vete  deputetëve që ushtrojnë të drejtatat dhe liritë e tyrë për diskrimin e pa kufishëm që po ju bën sistemi totalitarist?!

Por tashmë jemi përball faktit të kryer dhe ka nevoj për një gjykim shumë të thellë në mënyrë që situata të mos eskaloj më tej dhe të shikojmë tymë dhe flakën nëpër rrugët e Shqipërisë siç dëshiron regjimi.

Një popull  i tërë opozitarë sotë  po buçet publikisht, duke konfirmuar diktaturën në Shqipëri.  Me protesta, me denoncime, me  skandale , me fakte masive të cilat konfirmojnë vuajtjet e popullit opozitarë nën këtë diktaturë. Gazetat dhe mediat më prestigjioze ndërkombëtare , sidomos europiane dhe amerikane, kanë shprehur shqetësimin për narkodiktaturën  shqiptare e cila  është nëpërmjet një cikli dekonstruktues po e shkatërron  seriozisht demokracinë në Shqipëri.

Ne i themi emrin e vërtetë  që ka: Diktaturë!

Ne vuajmë nën këtë diktaturë , dhe duke patur frikë se kjo diktaturë  po ulet këmbëkryqë në çdo cep të vënditë për një periudhë afatgjatë, siç ka ndodhur me regjimin e Enver Hoxhës , një pjesë e madhe e qytetarëve të ketij vëndi kanë ikur dhe po ikin masivisht  ..

Çuditërishtë një pjesë e rëndësishme  e faktorit  ndërkombëtarë  ose nuk e kuptojnë fare Shqipërinë sot , ose kanë larë duart me të, ose shtyjnë momentin për të mos bërë asgjë dhe nuk mbajnë së paku një qëndrim se janë me demokracinë apo me diktaturën.

Janë një sërë i gjatë pseeshë, që ndoshta lidhen edhe me një konjikturë e cila   po vepron  djallëzisht për një dekade  kundra demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri, ndonse  unë mendoj se cikli i saj është në përfundim e sipër. Megjithatë  kjo duhet nënkuptuar  vetëm me rezistenën dhe kundërveprimin tone energjikë  ne mund ti japim fund asaj.

Tymi i ka dal me kohë diktaturës  së  Edi Rames , por dje në sallën e parlamentit , doli hapur dhe  gryka e pushkës.

Nuk ka rëndësi kush e nxorri atë kobure polici Altin Muço  apo dikush tjetër.

Ai ishte një reagim i pushtetit të tmerruar të Edi Ramës, i cili provokoi të jepte në flagëranë nëpërmjet një krimi  mesazhin e koduar, se unë ju fus në burgë,unë ju vjedh votat ,unë ju hap procese gjyqësore kur të dua, unë ju përjashtoj nga parlamenti ,unë ju shpronësoj kur të dua dhe  mos harroni , unë iu vë dhe  grykën e pushkës në grykë dhe skeni çfarë të më bëni.

Ishte grykë pushke apo shkop gome ?

Në këtë këtë furtunë justifikimesh që ka ndezur regjimi, si gjithmon për të fshehur të vërtetën , flet  fakti që ka ardhuër dje  në sytë e publikut me foto.Flasin  filmimet,flasin dëshimtarët,që janë përfaqsues të popullit dhe  nuk është dhe kaq e lehtë që regjimi ta fshehë më tej krimin siç ka bërë pafundësisht 12 vjetëme radhë ku ka dëndësuar errësirën për të gjitha krimet e tij.

Dje në parlamentin shqiptarë ishte një skenë shumë c rëndë e genocidit politikë mbi opozitën . Në faktë ajo skenë është Shqipëria e sotëme në minaturë ,e cila  tregon  qartë se çfarë po bëhet me regjimin demokratik,me instucionet demokratike, me  parlamentain dhe me rendin në këtë vënd .

Gryka e pushkës dje në parlament e bëri  më të qartë, se qeveria teknike është e vetmja rrugë për të shkuar në zgjedhjet parlamentare të 2025.

About Redaksia

Check Also

Parfumi që solli tradhëtinë e Spiropalit

Nga Grigels MUÇOLLARI Një parfum i deputetes Elda Hoti shkaktoi irritim të Elisës, e bëri atë …