Alimehmeti: Shtohen të sëmurët, ulet investimi qeveritar për onkologjikun!

Mjeku Ilir Alimehmeti, ju bashkua tubimit të sotëm pranë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha.

Ndër të tjera, ai denoncoi gjendjen e sistemit shëndetësor në Shqipëri, teksa shtroi edhe pyetjen: Shtohen të sëmurët, bie investimi qeveritar për onkologjikun, në cilën lloj shkence është e bazuar kjo përveç se në një shkencë diabolike?!

“Dëgjuam pak më parë një video të tmerrshme që nuk meritonte veç një xhaket të zezë, po flasim këtu për vdekje, për vdekje shqiptarësh, njerëzit tanë, familjar të njohur por edhe nëse jo, njerëzia nuk e bën këtë për njeriun tjetër.

Na thonë se kemi 3336 vdekje vitin e kaluar nga kanceri në Shqipëri, ka dhe më shumë, po kaq thonë zyrtarisht, do të thotë mbi 9 çdo ditë… e është në rritje.

Na thotë ministrja e shëndetësisë se është rritur numri me 16 pëqind, gjithashtu kjo ministre na thotë që është rritur numri i shtrimeve me 70 përqind…

ka diçka që nuk shkon këtu.

Po dëgjoni më të bukurën çfarë thotë,’ shtohen të sëmurët-ulen fondet’.

Shtohen të sëmurët, bie investimi qeveritar për onkologjikun, në cilën lloj shkence është e bazuar kjo, përveç se në një shkencë diabolike?!

About Redaksia

Check Also

Prova e vjedhjes së Ballukut

Gazment BARDHI Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në …