Berisha: Banka Botërore sot damkoste Shqipërinë për sistemin e saj arsimor, 4 herë më i dobët se i Serbisë

Gjatë fjalimit të tij në ditët e 291 të Qëndresës Qytetare në rrugën e Shpresës, kryetari i PD Sali Berisha preku dhe arsimin duke e cilësuar si historinë më të turpshme në planet.

Berisha u shpreh se, Shqipëria është i vetmi vend që ka pësuar një rënie me 68 pikë në sistemin arsimor, duke qenë kështu në radhitje pas Serbisë dhe Maqedonisë.

“Historia e arsimit, miqtë e mi, gjatë periudhës së Rilindjes, është historia më e turpshme e planetit.

I vetmi vend që pas një ngjitje vertikale, pësoi një rënie katastrofale, pësoi një rënie prej 68 pikësh në në 8 vitet e tyre, pësoi një rënie rrënimtare për sistemin e arsimit.

Ndaj edhe sot, Banka Botërore damkoste Shqipërinë për sistemin e saj arsimor, më i dobëti, 4 herë më i dobët se i Serbisë.

Imagjinoni miq, 4 herë më i dobët se i Serbisë. 3 herë më i dobët së sa i Maqedonisë.

Ndaj dhe ju, po mbroni pra interesat e të gjithë nxënësve, por edhe të studentëve, edhe të të rinjve.

Përsëri kryehajduti i Tiranës, ky kryehajdut që iu thotë qytetarëve se kam mbjellur 1 milionë fidanë dhe pyll, sepse ka vjedhur, ka vjedhur, ka vjedhur.

Çmimi në një kohë i fidanëve kur nuk e mbjell as 6 mijë. Ky hajdut mburrej e rrihte gjoksin me rritjen e çmimeve, në një kohë kur një njeri që shkollohet në Tiranë për të blerë një apartament në kryeqytetin e tij të dashur, nuk e blen dot, duhet të punojë 100 vite. 100 vite nuk punon asnjëri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Prova e vjedhjes së Ballukut

Gazment BARDHI Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në …