Deputetja e PD, Albana Vokshi është bërë pjesë e një tryeze diskutimi, me temë ‘Aspekti gjinor i Programit të PD dhe financimit’, me pjesëmarrjen edhe të zonjave ligjvënësve të PD anëtare të Këshillave Bashkiake, drejtuese të Lidhjes Demokratike të Gruas në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Një bashkëbisedim të të hapur e të sinqertë, e ka cilësuar takimin e sotëm, deputetja e PD, Albana Vokshi, ku gjatë diskutimit është vënë theksi jo vetëm te problemet, por edhe te zgjidhjet, që gratë e vajzat hasin gjatë fushatave zgjedhore, por edhe në angazhimin e tyre të përditshëm në politikë, si dhe në rolin e rëndësishëm e të padiskutueshëm të grave në fitoren e zgjedhjeve.
Postimi
Me zonja deputete, anëtare të Këshillave Bashkiake, drejtuese të Lidhjes Demokratike të Gruas në qarqet Shkodër dhe Lezhë, në një bashkëbisedim të hapur, të sinqertë, duke u ndalur jo vetëm te problemet por edhe tek zgjidhjet.
Faleminderit Ëestminster Foundation për mbështetjen në organizimin e kësaj tryeze në lidhje me “Aspektin gjinor të Programit të PD dhe financimit”.
Faleminderit @neritansejamini për prezantimin dhe moderimin e diskutimit rreth problematikave të panumërta që gratë e vajzat hasin gjatë fushatave zgjedhore, por edhe në angazhimin e tyre të përditshëm në politikë, si dhe në rolin e rëndësishëm e të padiskutueshëm të grave në fitoren e zgjedhjeve.
Një gjë është e sigurt: #Ndryshimi vjen nga Shkodra e #ndryshimi në Shkodër vjen nga gratë!!