Akuza/ Çyrbja bleu vota që të bëhej Rama Kryeministër

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në një njoftim zyrtar për mediat ka zbardhur akuzat ndaj ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme në Durrës.

Sipas SPAK, Çyrbja akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.l

“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Çyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”- thuhet në njoftimin zyrtar.

About Krye Redaktor

Check Also

Si Belgjika i kapi 4 ton kokainë njeriut të Ramës që blinte votat në Durrës

Plarent Dervishaj ka qenë një prej krerëve kryesorë të bandave në Durrës në blerjen e …