Meta ka qenë presidenti i mëparshëm i Shqipërisë, i cili ka shërbyer në periudhën 2017-2022.
“Ai po hetohej për lobim të dyshuar të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara vite më parë. Meta ka shërbyer në postet më të larta në Shqipërinë postkomuniste, duke përfshirë si kryeministër, ministër i jashtëm dhe deputet”.
“Partia e majtë e Lirisë në Shqipëri tha të hënën se lideri i saj dhe ish-presidenti shqiptar Ilir Meta është arrestuar me akuzat e dyshuara për pastrim parash”, shkruan Asociated Press.
“Meta, 55 vjeç, u arrestua në kryeqytet, Tiranë, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas mediave lokale. Stacionet televizive lokale treguan oficerë policie të maskuar dhe me rroba civile duke marrë Metën nga automjeti i tij pasi ai u kthye nga Kosova fqinje përpara mbajtjes së një konference për shtyp. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, e quajti atë “një rrëmbim kriminal”.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga zyra e prokurorit.
Meta ka qenë presidenti i mëparshëm i Shqipërisë, i cili ka shërbyer në periudhën 2017-2022. Ai po hetohej për lobim të dyshuar të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara vite më parë. Ai dhe ish-bashkëshortja e tij gjithashtu janë hetuar me akuzat për fshehje të pasurisë dhe të ardhurave të tyre personale”, shkruan AP.
Meta ka qenë kundërshtar i zëshëm i qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për drejtimin e një “regjimi kleptokratik” dhe përqendrimin e të gjitha pushteteve legjislative, administrative dhe gjyqësore në duart e Ramës.
Meta ka shërbyer në postet më të larta në Shqipërinë postkomuniste, duke përfshirë si kryeministër, ministër i jashtëm dhe deputet.