Skandal! Stafi i Ramës dhunon të moshuarin në takimin me pensionistët

Nisur nga fakti se ditën e mërkurë pensionistët do të protestojnë para Kryeministrisë, kryeministri Edi Rama bëri sot një takim “show” për të folur për pensionet, ku siç dihet, në takimet që kanë në fokus propagandën lejohet të marrin pjesë vetëm militantët.

Të moshuarit janë lënë në mëshirë të fatit nga Qeveria, teksa së fundmi iu rriti pensionet me 300 apo 400 lekë, ndërsa iu hoqi nga lista e barnave të rimbursueshëm shumë barna, duke iu marrë dyfishin e lekëve që do iu japë.

Një i moshuar është afruar tek Piramida për të marrë pjesë në takim dhe për të shprehur shqetësimet e tij, por ajo që ka marrë është dhuna nga ana e stafit të Kryeministrit.

Bëhet fjalë për të moshuarin Qani Shino, i cili u ndal me forcë që të hynte në mbledhjen e shpallur për pensionistët, ku supozohej të ishte një takim i hapur për të gjithë këta të fundit.

I moshuari në shenjë proteste, siç shihet në foton e mësipërme u shtri para hyrjes së Piramidës, duke bërë rezistencë, deri sa forca të shumta sigurie dhe stafi i kryeministrit u afruan për ta bindur që të ngrihej.

About Redaksia

Check Also

Ndoci: Qytetarët shqiptarë ende pa ujë 24 orë dhe me kanalizime që ndotin lumenjtë dhe detin

FJALA E INXHINIERES, SILVA NDOCI NË TAKIMIN ME EKSPERTËT E DEP. TË INFRASTRUKTURËS NË PD …