Ishin bashkë në makinë, sekretari i PL: Meta nuk bëri rezistencë, e tërhoqën zvarrë! Menduam se po na rrëmbejnë

Artemis Peca, dëshmitari okular i momentit të arrestimit të Ilir Metës, tregon se fillimisht menduan se disa banditë me maska po i rrëmbenin.

Peca tregoi se ish-Presidenti nuk pati rezistencë, por vetëm u kërkoi mandatin e arrestit. Megjithatë, tha ai, ata u nxorën me forcë nga mjeti.

“Ula shpejtësinë, pashë një makinë që po na afrohej, na rrethuan tre makina, dhe dolën ca banditë me maska, me armë, na hapën dyert në mënyrë çnjerëzore dhe na thanë hajdeni me ne, dhe i thamë kush jeni ju na tregoni një mandat, në fillim u trembëm, thash po na rrëmbejnë.  Pastaj pashë një makinë policie, dhe aty kuptuam që ishte policia e Dumanit dhe Ramës.”- tha Peca, i cili është dhe sekretar organizativ i PL-së.

I pyetur se pse Meta nuk kishte truproje me vete ose Gardën, ai u përgjigj duke thënë “sepse Meta nuk ka kryer asnjë krimin dhe nuk ka patur frikën. Garda nuk ka qenë sepse nuk ka patur dijeni ku ka qenë ish-presidenti i Republikës”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Braçe? Nuk komentoj problemet e partisë së krimit! Ne do ofrojmë kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën!

Ada Cena: Përshëndetje Doktor, keni një koment për vetëshpalljen e kandidaturë së Erion Braçës apo …