A mos SPAK-u, duke margjinalizuar opozitën politike, po konsolidon regjimin e Ramës?

Anëtari i Kryesisë së PD-së, ish-ministri Genc Pollo ka reaguar për arrestimin e dhunshëm të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ish-ministri reagon i habitur për faktin pse SPAK nuk e thërriti ish-Presidentin në Prokurori por veproi me arrest të dhunshëm ala Hollywood që rezervohet pë kriminelë të armatosur e të rrezikshëm.

Pollo pyet mos SPAK-u, duke margjinalizuar opozitën politike, po konsolidon regjimin autoritar kleptokratik të Ramës?!

“SPAK mund të akuzojë dhe Ilir Meta të provojë pafajsinë përballë akuzave

Por:

1: A nuk mundet të thirret një ish president, kryeministër, kryetar kuvendi në prokurori për të ekzekutar arrestin? Ose në banesën/zyrën e të pandehurit.

Por duhet vepruar me arrest të dhunshëm ala Hollywood që rezervohet pë kriminelë të armatosur e të rrezikshëm?

2: A nuk do të lipsej që Meta të përballej me akuzat në gjendje të lirë siç mdodh rëndom në shtetet demokratike (si p.sh. Trump, Sarkozy, Jansa, etj.).

3: Meqë opozitës i burgoset pa dënim lidershipi (Berisha, Meta) ndërkohë që mazhorancës i burgosen Çyrbe kollaj të zëvendësueshëm a mos SPAKu, duke margjinalizuar opozitën politike, po konsolidon regjimin autoritar kleptokratik të Ramës?”, shkruan Pollo.

About Redaksia

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …