Në çdo vend do të quhej kreu i një grupi të strukturuar kriminal, në Shqipëri quhet kryeministër!

Lideri i opozitës, Sali Berisha publikoi një fotomontazh ku tregohen të gjithë banditët me pushtet të Edi Ramës që kanë rënë në pranga ose janë duke u hetuar.

“Në çdo vend tjetër të botës, drejtuesi i këtij grupimi do të konsiderohej kreu i një grupi të strukturuar kriminal. Në Shqipëri quhet kryeministër,” thuhet në fotomontazh.

Prangosja e ish-deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja vetëm sa ekspozoi më shumë faktin se Shqipëria sundohet nga një regjim kriminal.

Akuza ndaj Çyrbjes tregoi se si krimi në Shqipëri shndërrohet në votë, ndërkohë që vota shndërrohet në krim.

Image

About Redaksia

Check Also

BIRN: Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

Në një video të xhiruar mes skelave dhe pluhurit të kantierit në arenën e përkohshme …