Arrestimi politik i Berishës, 30 deputetë të opozitës protestojnë nesër para Parlamentit Europian

Pas protestave në Kuvendin e Shqipërisë, për herë të parë, të mërkurën e 23 tetorit, 30 deputetë të opozitës do të protestojnë para Parlamentit Europian në Strasburg, në të njëjtën ditë kur PE mblidhet në seancë plenare.

Burime bëjnë me dije se pritet të ketë një ndarje në dy grupe të deputetëve.  Njëri grup i deputetëve do të hyjnë brenda Parlamentit Europian për të zhvilluar takime me eurodeputetët, ku do i njoftojnë ata sa i takon situatës me opozitën në Shqipëri dhe grupi tjetër do të jenë para Parlamentit Europian me pankarta në duar për të protestuar.

Kjo është hera e parë, që deputetët shqiptarë organizohen për të protestuar para Parlamentit Europian.

Deputetët opozitarë kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, që nga përjashtimet nga Kuvendi, kërkesa për qeveri teknike, apo edhe dënimi i Salianjit e masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën, të cilat i konsiderojnë të padrejta.

About Redaksia

Check Also

Pyetje SPAK-ut për inceneratorët! Janë të paaftë apo të korruptuar? Apo kaq ia ka lënë litarin Edi Rama…

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në faqen …