PPE, mbështetje PD për zgjedhjet, kundër korrupsionit, krimit dhe pastrimit të parave

Situata politike në Shqipëri, sulmi I vazhdueshëm ndaj opozitës nga mazhoranca, burgosjet politike të lidershipit të opozitës, ndikimi në zgjedhje i krimit të organizuar, ishin temat e takimit të deputetëve demokratë me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm McAllister dhe eurodeputetë të tjerë të grupit politik të PPE dhe te Konservatoreve Europiane.

Gjithashtu në takimet informuese dhe sensibilizuese Drejtuesit e grupeve të PPE dhe Konservatore garantuan se mbështesin një Shqipëri të angazhuar kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, korrupsionit dhe influencës së tyre në qeverisje.

Ata u shprehën se do të mbështesin opozitën shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. PPE do të mbështesë PD në procesin zgjedhor dhe luftën e saj e te opozitës në përgjithësi për zgjedhje të lira e të ndershme.

Qëndrimi i eurodeputetëve është se Shqipëria, si vend anëtar i NATO duhet të respektojë voten e lirë të qytetarëve dhe të zbatojë rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Eurodeputetët theksuan se Integrimi europian është një proces që sapo ka nisur dhe do kushtëzohet nga rekordi i Shqipërisë në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe për zgjedhje të lira e të ndershme.

Takimet e grupit Parlamentar të PD nisën paraditen e kësaj të mërkure në Strasburg, të cilat do të vijojnë edhe përgjatë ditës së enjte.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Pacolli paralajmëron Ramën

Behgjet PACOLLI Ne jami kthyer në një gjendje që i ngjan një DIGE që duron …