Lideri i opozitës, Sali Berisha ka publikuar studimin e e Projektit Botëror të Drejtësisë, ku drejtësia në Shqipëri renditet poshtë Kosovë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë.
Berisha tha se, Shqipëria e Ramës është më keq se Bjellorusia e Lukashenkos dhe Vietnami komunist.
“Qytetarë dhe qytetare, si shoqëri shqiptare, në raport me këtë koncept, kemi një problem.
Dhe ky problem qëndron në faktin se një gjeneratë e tërë ka pasur fatin e madh të mos jetojë një ditë në diktaturë.
Kurse gjeneratat para saj, që kanë përjetuar diktaturën më staliniste të Europës, e kanë të rrënjosur në kokë se në diktaturë, si diktaturë e tillë mund të jetë vetëm diktatura komuniste.
Në mënyrë të përsëritur kam cituar para jush një shkencëtar, një historian të madh, Samuel Hantington, i cili pasi studioi diktaturat, gjeti se diktatura e bandave e narkodiktatorëve është forma më e shëmtuar, më e egër e të gjitha diktaturave.
Do më lejoni sonte t’ju sjell për këtë fakte, që një projekt prestigjioz botëror paraqet mbi gjendjen e ligjit dhe shtetit në botë.
Sipas këtij projekti, në vitin 2024, kufizimi i pushtetit në Shqipëri është 10 shkallë më poshtë se në Vietnamin më poshtë.
Pra, miq, edhe Vietnami është shtet njëpartiak, nuk ka opozitë.
Është shtet i monizmit me Kushtetutë, i Partisë Komuniste të Vietnamit.
Megjithatë, edhe pse është shtet partiak, përsëri ndarja midis parlamentit, ekzekutivit, etj, qëndron 10 shkallë më lart se në Shqipërinë e narkoshtetit, ku narkodiktatori kontrollon 10 herë më shumë pushtetet se sa diktatori komunist i Vietnamit komunist.
Të dashur miq, të shohim pak zbatimin e ligjit. Së bashku kemi denoncuar aktet e satelitit të Putinit, Lukashenko.
Por ja që Projekti Botëror i Drejtësisë për vitin 2024, zbatimin e ligjit e nxjerr Bjellorusinë 6 shkallë më lart, më mirë se Shqipërinë e Lukashenkos së Ballkanit.
Për ata të cilët kakarisin nëpër studio, duke bërë si mjeranë me zero karakter, avokatinë apo lejfenin e Edi Ramës, u them pra edhe njëherë, se në zbatimin e ligjit, Bjellorusia e Lukashenkos në shtetin ligjor është 6 vende, 6 shkallë mbi Shqipërinë”, tha Berisha.