Bushati: Këta plehrat e SPAK-ut janë bërë kasapë të Ramës për të zhdukur opozitën!

Analisti Andi Bushati u shpreh me tone të ashpra në emisionin “Të Paekspozuarit’ për dosjen e SPAK-ut ndaj ish-presidentit Ilir Meta, që është lënë dje në burg nga GJKKO.

Bushati tha se, dosja është me dy standarde dhe me të njëjtën gjë që tjetrin e fusin në burg, Ramën me bandën e tij i bëjnë heronj.

“Është një debat i madh, por mua më shqetëson. Ata që kanë bërë krime, le të vuajnë edhe pak burg të padrejtë. Problemi është edhe ky burgu i padrejtë ka të njëjtën masë dhe peshë për të gjithë. Këta plehrat janë bërë kasap i Ramës për të zhdukur opozitën. Po të lexosh 150 faqjet e dosjes, gjen me dhjetëra argumenta, që edhe kjo dosje është me dy standarde dhe me të njëjtën gjë që tjetrin e fusin në burg, Ramën me bandën e tij i bëjnë heronj, i japin mundësinë të vjedhin. Kam nxjerrë disa pika ulëritëse”, tha Bushati.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …