Sot protestë tek Bashkia, Berisha: Ta nxjerrim për zverku kryehajdutin e kryeqytetit!

Sot në orën 11:00 nis protesta para Bashkisë Tiranë për dosjen 5D dhe për inceneratorin inekzistent të Tiranës dhe kërkohet largimi i kryehajdutit të Tiranës, Erion Veliaj.

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri thirrje mbrëmë për pjesëmarrje masive. Berisha tha se, duhet ta nxjerrim për zverku kryehajdutin e kryeqytetit.

“Garantoj shqiptarët se ligji dhe vetëm ligji, barazia para ligjit është qëllim madhor i programit të PD-së. Garantoj shqiptarët se forcë në botë që të mbajë në këmbë për një kohë të gjatë këtë diktaturë të urryer nuk ka.

Kombet kanë triumfuar gjithmonë mbi diktatorët, pavarësisht kush i ka mbështetur ata. Në ora 11, të gjithë tek Bashkia. Ta nxjerrim për zverku kryehajdutin e kryeqytetit, këtë monstër njerëzore që ka vjedhur qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë.

Ta përzëmë nga Bashkia. Fitorja është e jona. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …