Zhulali: Jemi më keq se Vietnami, Bangladeshi apo Bjellorusia, na e kalon edhe Kosova!

Qytetarët dhe opozita po zhvillojnë një protestë para Bashkisë Tiranë. Ata  kërkojnë dorëheqjen e Veliajt pas skandaleve të inceneratorit dhe asaj të 5D ku vidheshin paratë e qytetarëve shqiptarë.

“Vetëm dje organizata, më e fuqishme në botë për drejtësinë, publikoi raportin që tregonte se cili është niveli i zbatimit të ligjit në Shqipëri. Cili është niveli i funksionimit të gjykatave, të prokurorisë, të policisë, të qeverisë. Në nuk u çuditëm kur pamë që Shqipëri si gjithmonë është e fundit në rajon. Ne na e kalon e para Kosova, 30 vende më lart se Shqipëria.

Shqipëria është më keq se Vietnami komunist. Eshte me keq se Bangladeshi nga i cili na vijnë refugjatët për të shpëtuar nga problemet që kanë në vendet e tyre. Ky është niveli në Shqipëri sot, është me keq se Kolumbia e Bjellorusia. Ky është alarm për çdo qytetar shqiptar.

Me drejtësinë ka probleme Edi Rama i cili ka kapur çdo pushtet dhe hedh ca cironka aty për të thënë se këtu po bëhet drejtësi. Ky raport thotë se ne jemi më keq se Vietnami, sepse ky zotëria këtu qëndron akoma në detyrë pasi ka vjedhur 132 milionë euro dhe vazhdon ta bëjë këtë. A e dini pse ne jemi më keq se Kolumbia, se drejtorët e këtij 5D të cilët vodhën pa pikën e turpit të gjithë fondet e bashkisë 100 për qind mbeten të paprekur, kanë hedhur nja dy aty sa për të bërë një marrëveshje. Dhe a e dini se pse kemi përfunduar këtu, sepse kjo prokurori këto gjykata morën dosjet 339, 184 që ti jepnin zgjedhjet në dorë Edi Ramës dhe Bandave të tij kriminale. Pse jemi më keq se Vietnami sepse për tre vite rresht mbajtën peng Partinë Demokratike me çdo mjet, përfshirë ede gjykatat. Doni të na zhduknin, të na shkatërronin. Kjo është mënyrë se si është përdorur drejtësia si kamzhik në duart e Edi Ramës. Pse jemi në këtu sepse e prishëm Tetarin Kombëtar edhe pse kishte nje proces gjyqësore, dhe çfarë ndodhi, njerëzit ishin brenda dhe këta nuk u ndalën.

Është vetëm mosbindja civile ajo që do të shpëtojë Shqipërinë. Të gjithë së bashku ditën e martë ti tregojmë këtij regjimi që ne nuk jemi dele. Dhe ne nuk pranojmë që të bëhemi as si Vietnami komunist dhe as si Kolumbia me droge”, tha Zhulali.

About Redaksia

Check Also

Berisha, takim me diasporën në Londër me 17 nëntor

Kryetari i PD, Berisha do të takoje demokratët në diasporë. Takimi është planifikuar për diasporën …