Xhaferri: Veliaj duhet të arrestohet, drejtësia po godet në mënyrë selektive

Kryetari i Forumit Rinorë në Partinë Demokratike, Besart Xhaferri mbajti fjalën e tij në protestën e zhvilluar përpara Bashkisë së Tiranë ku bëri thirrje për arrestimin e menjëhershëm të Erion Veliajt.

Xhaferri u shpreh se, drejtësia në vend është nën sundimin e Ramës dhe se arrestimi i Veliajt është i vonuar duke i lënë kohë atij për të mbuluar aferat me inceneratirët dhe 5D.

Ai tha se, drejtësia e vonuar dhe drejtësia selektive është më keq se mos të ketë drejtësi.

“Ju falenderoj që këtë protestë arritëm ta bënim protestën e 3 stinëve.

Sot gjithashtu presim të kemi një arrestim të Erion Veliaj që pritet një minut e më parë, duhet të jetë një sistem që duhet të shkulet një orë e më parë. Megjithëse pas tre stinësh që kolegët e tij të 5D, janë në burg, është shumë vonë dhe dëmet  dhe gjurmët që ai mund të ketë fshehur mund të jenë marramëndëse.

Drejtësi e vonuar dhe drejtësi selektive është më keq se mos të ketë drejtësi fare. Për fat të keq ne jetojmë në një epokë ku drejtësia do të godasë selektivisht ata që kanë rrezik elektoral për Edi Ramën që janë: Sali Berisha, Ilir Meta, Ervij Saliani.

Do të godasim me vonesë ata që Rama u intereson që i heq nga funksionet, që i diskrediton vetë përballë asambleve të tija dhe më pas të ikin si qytetarë të lirë.

Altin Dumani, ke nisur një rrugë e cila mund ti kushtojë shumë kombit tonë. Nuk mundet kurr të godasësh opozitën dhe të pretendosh që pandëshkueshmëria po mbaron. Unë nuk jam avokati askujt dhe përgjigjet për dosjet që i ke prezantuar publikut në mënyrë të paligjshme, janë dosjet më të diskridituar të standartit të policisë, që Evropa ka parë që pas luftës dytë botërore.

Drejtësia është sot në shërbim të Edi Ramës, prandaj duhet të ngrihemi sepse ajo drejtësi duhet të ketë presionin  maksimal nga sovrani i vetëm i këtij vendi, që jeni ju, qytetarët”, tha Xhaferri.

About Redaksia

Check Also

Berisha, takim me diasporën në Londër me 17 nëntor

Kryetari i PD, Berisha do të takoje demokratët në diasporë. Takimi është planifikuar për diasporën …