Blushi: Berisha dhe Meta janë në burg sepse ata janë mbrojtësit me të flaktë të çështjes Kombëtare

Qytetarët dhe opozita po zhvillojnë një protestë para Bashkisë Tiranë. Ata  kërkojnë dorëheqjen e Veliajt pas skandaleve të inceneratorit dhe asaj të 5D ku vidheshin paratë e qytetarëve shqiptarë. Sekretari i PL, Tedi Blushi tha gjatë fjalës së tij se, Berisha dhe Meta sot janë në burg sepse ata janë mbrojtësit me të flaktë të çështjes Kombëtare.

“Edhe një përshëndetje për Presidentin e Partisë së Lirisë që po ndjek. Të dashur miq rrëmbimi i Presidentit nga kjo bandë horrash, nga kjo bandë terroristë, nuk është gjë tjetër veçse kapitullim pa kushte i reformës në Drejtësi. Tashmë është e qartë se arrestimet politike i urdhëron Edi Rama. Është e qartë se burgosja e Presidentit të PL, e liderit të historik të PD është bërë pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi. Madje, më e rëndë akoma, edhe më ironik është fakti që këto akuza mbi krime që ka bërë vetë Edi Rama. Sepse edhe terrenin e Klubit Partizani e ka firmosur Edi Rama. Për këtë është sot Sali Berisha i burgosur politik. Për Ilir Metë, madje edhe një ligj për të cilin akuzohet edhe ata e ka propozuar dhe e ka votuar Edi Rama.

Është shumë e vërtetë se koha e fjalëve ka mbaruar. Dumani është një qenie pa shtyllë kurrizore, sot është një xhelat për llogari të Edi Ramës. Sepse mendojnë se duke izoluar politikisht Ramën dhe Metën të fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Edhe nga aty ku janë  atë të çmontojë për 24 orë. Është koha të organizohemi me fort se kurrë. Ndaj të bëhemi gati e të përballemi me këtë bandë horrash.

Këtë komb nuk e kanë gjunjëzuar perandori me të forta se këta lepuj, ne nuk mund të lëmë një Esat Pashë të ri si Edi Rama që në 11 vite ka dëbuar nga ky vend mbi 1 milionë shqiptarë.

Ndaj është kohë të organizohemi me fort me këtë qeveri të inkriminuar. Sepse çdo rregull loje është prishur, kur rrëmbehet lideri i PL, imagjinoni se si do të bëhet nesër kur të vijnë në shtëpitë tuaja.

Por për çfarë janë të ndaluar Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe nuk ndalohen këtë harro që janë të provuar më firmë dhe me vulën e tyre që vjedhin taksat e shqiptarëve.

Berisha dhe Meta sot janë në burg sepse ata janë mbrojtësit me të flaktë të çështjes Kombëtare. Sepse ata kanë qenë mbrojtësit më të fortë të këtij shteti dhe kundër Ballkanit të Hapur.

Prandaj të organizohemi dhe me zjarrin e destabilizimit që Edi Rama po i vë Shqipërisë  do të digjet bashkë më këtë horrin këtu dhe me të gjithë banditët që po e marrin peng këtë vend”, tha Blushi.

About Redaksia

Check Also

Korreshi-Spiropalit: Sa more karrigen na vure gardhin metalik në Kuvend…

Deputeti i PD, Saimir Korreshi që në nisje të fjalës së tij në Kuvend, ironizoi …