Në mbyllje të protestës së radhës përpara Bashkisë së Tiranës foli aktivistja dhe avokatja Adriana Kalaja.
Kalaja tha se, kjo nuk është një betejë mes PD dhe një partie kriminale që duhej zhdukur që në vitin 1991- ne po paguajmë gjynahet e vitit 1991 që nuk i premë kokën gjarprit komunist.
Ajo përcolli më pas një mesazh për ndërkombëtarët.
“Unë që sot, meqë e dini se i kam fiksim ambasadorët, fjalët e mia nuk janë për një ndërkombëtar të ndershëm, që na sjell demokraci dhe virtyte, por për ata sharlatanë që na kthehen në Elisa Spiropali, Romina Koka dhe të gjithë këta të aleancës së qelbësirave.
Çuditërisht, të nesërmen e arrestimit të presidentit Meta, shoqja Nancy, përfaqësuesja e SHBA e konvertuar tashmë shumë shpejt në shoqen Laja, shkon e takon ministrin e Brendshëm, një pinjoll të diktaturës. Prandaj thashë që duhej të kishim marrë masa që në vitin 1991.
Shoqes Nancy doja t’i bëja një pyetje, a e pyete atë ministrin e Brendshëm që trashëgon gjakun e diktaturës, a ia ka kthyer Dumani atij Ilir Prodës celularin e sekuestruar?
Aty ngjitur me ministrin që vizitove, është edhe një zëvendësministre që na e kanë bërë kryetare të Këshillit Bashkiak. Deri dje e mbante në zyrë Luigji Sorekën, prandaj Luigji Soreka sulmonte opozitën.
Ne do mbajmë qëndrim kundër të gjithë atyre që përcjellin antimoral, antivlera.
Në çfarë orgjie tjetër është kapur shoqja Romina me të gjitha shoqet e shokët e saj?
Një shoqe tjetër që dua t’i drejtohem është shoqja Ursula. Do doja shumë që këtyre grave t’u thosha zonja, por nuk janë zonja. Mua më pështjelloi fakti që ajo i thoshte ‘dear Edi’. Ajo ishte në takim zyrtar, nuk është e dashura e Edi Ramës. Nëse është, le të na e thotë. Ajo ka detyrimin t’i thotë ‘zoti Rama’, jo ‘i dashuri Rama’.
Kë të besojmë ne shoqja Ursula, ty apo raportet e DASH që flet për qeverinë më të korruptuar dhe të kriminalizuar në Europë? Ju jeni në krahun e krimit, në krahun e mafies, në krahun e atyre që luftojnë kundër Shqipërisë. Ne nuk do ua falim që vini dhe merrni çantën me lekë dhe thoni se kemi përparuar.
Përpara se të flisni, duhet të ulni kokën se ju e keni krijuar këtë monstër që nga viti 2013. Mbyllni gojën dhe mos na detyroni t’u tregojmë vendin.
Kjo lufta e opozitës për të mbrojtur Shqipërinë dhe ne do e mbrojmë me çdo kusht.
Të gjithë bashkë me 29 tetor të tregojmë se si mbrohet liria, se si mbrohet demokracia, se si mbrohet Shqipëria”, tha Kalaja.