Plarent Ndreca refuzon të shkojë në SPAK për t’u njohur me akuzën

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca i cili është marrë i pandehur, për akuzën e ‘shkeljes pabarazisë në tenderë’ lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Plarent Ndreca nuk ka pranuar të shkojë vetë në SPAK, por sot ka çuar përfaqësuesit ligjor për t’u njohur me përfundimin e hetimeve. Akuza u është komunikuar edhe disa zyrtarëve të tjerë si dhe anëtar të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Mësohet se përmes avokatit të tij, Ermal Yzeiraj, SPAK i ka komunikuar akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”.

Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.

Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve në tenderë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ftoj FBI-në të hetojë Alex Soros për udhëtimet misterioze në Shqipëri

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i ka bërë thirrje FBI-së që te hetojë udhëtimet e Alex …