Bashkimi i dosjeve të Metës dhe ndarja e dosjes së inceneratorëve/ Xhaferri: Aleancë SPAK-Rilindje

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, në një reagim të fundit përmes një postimi në Facebook ka shprehur një qëndrim të fortë ndaj veprimeve të SPAK dhe lidhjes mes kësaj strukture dhe qeverisë së “Rilindjes.”

Sipas Xhaferrit, aleanca e krijuar midis SPAK dhe qeverisë së Edi Ramës po shërben për të goditur eksponentët kryesorë të opozitës, duke mbrojtur njëkohësisht liderët e pushtetit dhe të afërmit e tyre politikë. Ai përmend rastin e dosjeve të ish-presidentit Ilir Meta, të cilat janë bashkuar në një të vetme, përkundër dosjes së Inceneratorëve, e cila është ndarë në tre pjesë të veçanta. Ky veprim, sipas Xhaferrit, vërteton një përpjekje për të mbrojtur “peshqit e mëdhenj” të kësaj afere të bujshme korruptive, ndërkohë që ndëshkohen zyrtarë të nivelit më të ulët, duke përjashtuar qartë nga ndjekja penale ata që ai identifikon si drejtues të vërtetë të këtij skandali, përfshirë kryeministrin Edi Rama, sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Reagimi

Bashkimi i 3 dosjeve të Metës dhe ndarja e dosjes së Inceneratorëve ekspozojnë aleancën SPAK-Rilindje!

Pas Arben Ahmetajt është edhe Lefter Koka ish Ministër Mjedisi në qeverinë Rama që i bërtet me zë dhe figurë SPAK-ut se nuk ka shkuar ende tek Peshku i madh i Inceneratorëve.

Lefter Koka është zyrtari më i lartë që ka përfunduar në pranga për këtë megaaferë, por ai nuk ka shkuar në qeli për procedurën, pasi në krye të piramidës së procedurës është Edi Rama, e pas tij Agaçi dhe një seri ministrash së bashku me kreun e Bandës 5D Erion Veliaj.

Për të shpëtuar Edi Ramën, SPAK aferën e Inceneratorëve e ka ndarë në 3 pjesë, kur në të njëjtën kohë tre dosjet e Ilir Metës, pa asnjë lidhje me njëra tjetrën i ka bashkuar në një.

Kaq mjafton për të kuptuar aleancën parazgjedhore SPAK Rilindje që po bën kurban eksponentët më të lartë të opozitës, për mëkatin e vetëm se Edi Rama i sheh si rrezik zgjedhor.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …