Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka treguar se në takimin me kryetarët e degëve dhe drejtuesit politik të qarqeve u vendos që ditën e martë 29 tetor do të mbahet protesta e opozitës.
Ndër të tjera, Gazment Bardhi ka treguar edhe skenarin me të cilin do të zhvillohet protesta teksa tregon akset rrugore të cilat do jenë të bllokuara.
“Në vijim të vendimit të Kryesisë së Partisë, dje në takimin me kryetarët e degëve dhe drejtuesit politik të qarqeve u vendos që të MARTËN, më 29 TETOR, ora 17:00, protesta do të zbresë në akset kryesore të vendit:
- Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”;
- Rrethrrotullimi Milot;
- Rrethrrotullimi Shkozet;
- Rrethrrotullimi Bradashesh;
- Rrethrrotullimi Rrogozhinë;
- Rrethrrotullimi Levan.
Të bëhemi të gjithë bashkë për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, të pa ndikuara nga krimi i organizuar dhe paratë e korrupsionit”, shkruan Gazment Bardhi.