Berisha: Kudo që lëviz Edi Rama dhe hajdutët e tij duhet ta rrethojmë me protestë, siç e pritën në Nju Jork

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të reagojnë ndaj përfaqësuesve të rilindjes kudo që ata të shkojnë.

“Kudo që lëviz Edi Rama ta rrethojmë me protestë, të pritet siç meriton hajduti, të pritet siç e meriton tradhtari i kombit.

Kudo që rend Mazniku i tij, vezë dhe domate surratit pa ia kursyer. Të pritet, siç ia pritën kryehajdutit në Nju Jork.

Kudo që të shkojë Lubi Balluku, të pritet siç e meriton kjo hajdute që ndërton rrugë duke ndarë para me Edi Ramën me çmime 10 herë më të larta se në Kroaci.

Kudo që të shkojë Ulziu, të pritet siç e meriton, sepse i ka shndërruar burgjet në shtëpi publike për t’u pasuruar vetë dhe soji i tij.

Miq, kjo është beteja jonë me diktaturën, kjo është rruga e fitores”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Takim pune me kandidatët e Qarkut Lezhë/ Gjekmarkaj: Përkushtim për fitoren e PD në 11 maj

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim pune me …