Berisha: Flamuri i Fitores valëvitet krenar në protestë kundër Pashiqit të Tiranës në New York

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një foto nga protesta e sotme e shqiptarëve të Amerikës, kundër kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të tij me patronazhistët në Nju Jork.

Në foto dallohet një simpatizanti i Partisë Demokratike, i cili valëvit flamurin demokrat në krye të protestës masive të diasporës shqiptare kundër narkodiktatorit Edi Rama.

“Foto e javës! Flamuri i Fitores valëvitet krenar në protestë kundër Pashiqit të Tiranës në New York!”, shkruan Berisha në Facebook.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon videon: Në koncert në Akademinë e Arteve thirrje: Rama jepe dorëheqjen!

Një koncert në Akademinë e Arteve është shndërruar në një moment proteste, ku përmes thirrjeve …