E dhunuan patronazhistët e Ramës/ Flet aktivisti: Do të kenë qenë të sigurimit, s’i mirëpresin zërat kundër!

Patronazhistët e Ramës në Nju Jork nuk kanë lejuar aktivistin në takimin e planifikuar nga kryeministri në SHBA.

Ai është nxjerrë me dhunë nga patronazhistët socialistë, teksa aktivisti protestonte brenda takimit.

Aktivisti, Klodian Marku tha se ishte regjistruar për të marrë pjesë në taki, porn ë momentin kur ka ngritur zërin kundër vuajtjeve dhe shqetësimeve të rinisë, familjeve dhe të atyre që ndërtojnë jetën në Shqipëri, për shkak të korrupsionit qeveritar, ai ëhstë nxjerrë me forcë nga sigurimi dhe personeli i Ramës.

Sipas Markut, kryeministri Rama duhej pritur me protesta për shkak të asaj se çfarë u ka bërë rinisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Marku, tha se reagimi i pjesëmarrësve në sallë nuk ishte i duhuri, teksa panë skenën e dhunimit aty.

“Më vjen keq që salla reagoi ashtu, nuk ishte mënyra e duhur. Kryeministri duhej pritur me protesta, mbi atë se çfarë u kanë bërë rinisë dhe qytetarëve shqiptarë. Do të kenë qenë sigurimi dhe personat që kanë marrë pjesë me të, ata që më nxorën jashtë.

Arsyeja e largimit nga salla, është që s’do të dëgjojë shqetësimet dhe vuajtjet që u duhet të ndërtojnë jetën, të përballojnë jetën dhe të mbështesin familjet në Shqipëri. Korrupsioni në Shqipëri është në maja. Ata që s’duan zëra kundër dhe padyshim kur je zë kundër patjetër që s’do jesh i mirëpritur”, tha Marku.

About Redaksia

Check Also

Xhaferri: Diaspora shpall “Non Grata” Evdin McGonigalin!

Nga Besart XHAFERRI Me djem si Klodiani dhe shokët  e tij Shqipëria ka shpresë dhe …