Berisha: Arritëm që mediat botërore të damkosin Edi Ramën si narkodiktator!

Në natën e 300-të të tubimit në “Rrugën e Shpresës,” kryetari i PD, Sali Berisha tha se u arrit që sot mediat më të mëdha të botës, të spektrit politik të djathtë dhe të majtë, të damkosin kryeministrin Edi Rama si narkodiktator.

Po ashtu, Berisha deklaron se gjatë këtyre 300 ditëve arritën ti bëjnë autopsinë narkodrejtësisë së Xhorxh Sorosit dhe të faktojnë në mediat ndërkombëtare se ai është instrument i shpifur politik në duart e Edi Ramës.

“Këto 300 ditë nga kjo rrugicë shprese për shqiptarët, tmerri për Edi Ramën, arritëm që sot mediat më të mëdha të botës, të spektrit politik të djathtë dhe të majtë, të damkosin Edi

Ramën si narkodiktator.

Arritëm ti bëjmë autopsinë narkodrejtësisë së Xhorxh Sorosit, të faktojmë në mediat ndërkombëtare, se ai është instrument i shpifur politik në duart e Edi Ramës.

Miq në këto 300 ditë gjithnjë e më i madh bëhet numri i miqve tanë, i personaliteteve që realizojnë se, ajo që ndodhi në Shqipëri, kishte vetëm një qëllim; Shqipëria pa opozitës, opozita vegël e Edi Ramës dhe që ju qëndruat si vigan për një Shqipëri me opozitë, dhe sot keni nderimin dhe vlerësimin e tyre.

Së fundi, dua të ju rikujtoj se ne jemi në narkodiktaturë dhe është shumë e njohur, se diktaturat janë regjimet që ngadalësojnë dhe madje me keqësinë e tyre, ndonjëherë e ndalojnë dhe kohën, por jo kurrë për ne. Kurrë për ata që luftojnë.

Ndaj dhe për ne këto 300 ditë janë sa 3 mijë ditë dhe shumë më tepër, ndaj dhe ne do të fitojmë.

Është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore!

Në datën 29 Shqipëria në protestë, Shqipëria në duart e opozitës!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …