Kalaja padit Ramën në SPAK: Të hetohet se kush i pagoi miliona dollarë në New York

Avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja ka kallëuzar penalisht në SPAK Edi Ramën për veprat penale të mos deklarimit të shpenzimeve dhe falsifikim të deklarimeve në ILDKPI.

Kalaja në deklaratën për mediat është shprehur se, Rama në vitin 2016 në deklarimin në ILDKPI nuk e ka specifikuar dhuratat e tij për ndeshjet e NBA në SHBA.

“I kemi kërkuar SPKA verifikimet dhe hetimin e thelluar për takimin e Ramës në New York. Sipas investigimet tonë ato fatura shkojnë deri në 1.5 milionë euro.

Sipas kronikave në Top Channel është pretenduar dhe për një ekspozitë të Ramës atje, por nuk ka asnjë lajm tjetër pas denoncimit të PD për këtë ekspozitë.

Sipas informacioneve tona është hapur kjo ekspozitë dhe në këtë këndvështrim ne i kërkojmë SPAK hetimin se kush e ka paguar këtë ekspozitë pasi ka nj ndarje të qartë mes një aktiviteti të një partie politike dhe një veprimtarie qeveritare.

Rama në vitin 2016 në deklarimin në ILDKPI nuk e ka specifikuar dhuratat e tij për ndeshjet e NBA në SHBA. Rama ka kryer veprën penale të mos deklarimit të shpenzimeve dhe falsifikim të deklarimeve. Nuk kemi ndonjë shpresë të madhe që SPAK do të evidentojë këto vepra penale që kemi kallëzuar”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Udhëtimi i Dumanit në Shkodër, dëshmi e kthimit të kriminelit në vendin e krimit! 

Gjatë konferencës me gazetarët, kreut i PD, Sali Berisha akuzoi Altin Dumanin, se udhëtimi i …