Elda BALLABANI
Kur denoncon Arben Ahmetaj, Spaku i Dumanit nuk dëgjon, kur kallzon pa prova juridike Halit Valteri, Skapi ngrihet në këmbë!
Kur denoncon Salianji Spaku nuk dëgjon, kur cënohet vëllai i ish Ministrit Xhafaj Salianji burgoset!
Kur Berisha nuk rresht së denoncuari mega skandalet e Ramës Spaku nuk dëgjon, kur Rama i bën thirrje Spakut Dumani heton Berishën për një truall lejen e të cilit për ndërtim e ka dhënë Rama dhe Berisha përfundon në arrest shtëpie!
Kur Ilir Meta nuk rresht së denoncuari mega skandalet e Ramës që nga inceneratorët, Ballkanin e Hapur, 5d e Veliajt e deri te çështja e detit, Spaku nuk dëgjon por kur Rama kërkon nga selia e PS veprime konkrete nga Dumani, Spaku e denigron nëpërmjet disa banditëve të maskuar dhe bën arrestim të ngjashëm me një rrëmbim banditësh dhe e mban në paraburgim me nje dosje fund e krye thashethemnajë pa prova dhe fakte juridike!
Spakut i bëjnë përshtypje më shumë pagesa 7 mijë euro e një operacioni, sesa qindra miliona euro që nga inceneratoret, 5d, tuneli llogarasë, skandali Astirit 30m€ km i rrugës, shpërdorimi i fondeve të BE etj etj, se janë aq shumë sa duhet të shkruash volume të tëra!
Mbetjet e rrezikshme erdhën në portin e Durrësit ku rrezikohet jeta e banorëve, por Spaku nuk e thërret Ramën ta pyesë nëse ka dijeni për to ose jo!
Spakut i bën përshtypje një vilë e pa pranuar nga Meta, por jo Sarajet e Surrelit!
Spaku nuk thotë nëse ka bërë hetime për borxhet e marra për tërrmetin dhe pandeminë, si janë shpenzuar ato para?
Çdo ditë nga taksat e qytetarëve paguhen 80 mijë € për incenerator që nuk egziston, por Spaku nuk vepron ti ndalojë këto pagesa!
Spaku nuk na thotë ku shkuan paratë e grabitura në shëndetësi me konçesionet si sterilizimi check-up etj!
Spaku e degëdisi Dosjen e Dibrës me përgjimet mbi krimet zgjedhore të Ramës, Tahirit, Manjës etj në Dibër, u bë skandal i publikoi Bildi Gjerman, por Spaku as i hyn më asaj historie!
Pyetje nga salla: Mirë që për pasurinë e Veliaj dhe Ramës nuk keni ndonjë veprim konkretisht, po për pasurinë e Dumanit dhe Krajës a ka ndonjë hetim, meqë po na i shisni si të deleguar të USA dhe jo si mercenarë të Ramës dhe Sorosianëve të Amerikës ???
Sa debil, patronazhist, apo komunist duhet të jesh, për të mos e kuptuar që ndaj Ilir Metës Skapi i DumDumanit nuk po bën drejtësi, por gjyq politik për ta burgosur para zgjedhjeve, për ti lënë fushën politike të lirë Pashait të Surelit dhe Sorosianëve te Amerikës, që këtë vend ta boshatisin nga shqiptarët, ta mbushin me lloj lloj rracash sipas axhendës së Soros dhe këlyshët globalistë të shqyejnë copat e shqipërisë, të pa shqetësuar se mund t’iu ikë pushteti nga duart!
Meqë kemi ditë që dëgjojmë nëpër media, moralistët e të ashtuquajturave parti të reja️, sesi çirren nëpër studio e shesin moral, lind pyetja:
Si mundet njeriu të mos pyesë veten kush i financon partitë e reja të A. Lapaj, A. Qorri, E. Shabani me shokë, ku i gjejnë paratë për zyra mes Tiranës, për udhëtime e organizime brenda dhe jashtë vendit, bordero e pagesa për salla e lobime etj…?
Kaq për momentin, se ka aq shumë çudira në këtë vend, sa duhen bërë libra të tërë për ti treguar botës se në Shqipëri nuk ka drejtësi, barazi dhe politikë me rregulla loje të barabarta.