Një tjetër kryabshkiak i Ramës merret i pandehur

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur edhe kryebashkiakun e Bashkisë së Devollit, Eduard Duro, i cili akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Burime për mediat bëjnë me dije se komunikimi i akuzës Eduard Duros i është komunikuar pak ditë më parë, teksa mësohet se kryebashkiaku i Devollit akuzohet se ka licensuar një biznesi karburanti në Bilisht që ishte ndërtuar pa leje.

Hetimet për këtë rast kanë nisur pas një kallëzimi penal të depozituar në SPAK nga një subjekt tjetër. Ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga ana e SPAK në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Eduard Duro u zgjodh kryebashkiak i Devollit në vitin 2019, kur Partia Demokratike vendosi t’i bojkotonte zgjedhjet lokale, teksa në zgjedhjet e vitit 2023, ai arriti të rizgjidhej sërish.

About Redaksia

Check Also

Si e masakruan turistin 20-vjeçar/ Per këta mosntra dënimi me vdekje është pak

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e …