Nga rrethrrotullimi i Milotit ku qytetarët kanë bllokuar këtë aks, siç e kishin paralajmëruar, ligjvënësja demokrate e qarkut të Lezhës, Elda Hoti tha se protesta tregon mosbindjen e qytetarëve kundër narkoshtetit.
Sipas Hotit, bllokimi është simbolikë e çdo të riu shqiptar që është larguar nga vendi për shkak të këtij regjimi, që jo vetëm i ka vjedhur të tashmen, por edhe të ardhmen.
Hoti tha se nuk mundet kurrësesi që Shqipëria t’i dorëzohet bandave kriminale, që e kanë marrë peng vendin në udhëheqjen e Ramës.
“Protesta tregon mosbindjen e qytetarëve kundër narko-regjimit. Bllokimi është ndaj çdo të riu shqiptar kundër këtij regjimi që i ka vjedhur të tashmen e të ardhmen. Kundër diskriminimit të kryeministrit që i ka bërë veriut të vendit. Bllokim i gjithë qytetarëve që ndodhen sot dhe varfërisë e mjerimit që është ulur këmbngryq. Kundër një qeverie që e ka kthyer parlamentin në zyrë noterie për interesa të veta.
Kundër një bande kriminale që ka marrë peng Shqipërinë, dhe që vendosin kush do jenë depdutetët e kush do drejtojë institucionet. Kërkojmë zgjëedhje të lira dhe të ndershme. Shqiptarëve t’u jepet e drejta për të jetuar në vendin tonë. Kemi liderin e opozitës në burg pa prova e fakte, kemi Salianjin në burg po ashtu të dënuar, ish presidentin Meta, që është rrëmbyer si mafioz, ndërsa shteti i së drejtës i është dorëzuar bandave. Ne s’do dorëzohemi deri sa të vendosim drejtësi”, tha Hoti.