Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur për SYRI TV nga terreni ku po ushtrohet mosbindja civile e mijërave qytetarëve te ish-sheshi Shqiponja.
Sipas Nokës, mosbindja civile do të vazhdojë derisa Shqipëria të ketë një qeveri teknike që të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të ndalohet burgosjet politike dhe gjuetia e shtrigave ndaj opozitës.
Noka tha se, duhet të lirohen lidërët e opozitës, duke filluar me liderin e opozitës, kreun e PD, Sali Berisha, presidentin e PL-së, zotin Meta, deputetin e PD, Ervin Salianji. Këto janë kauza për të cilat opozita nuk do të ndalojë derisa të arrihet.
“Ne jemi në këtë betejë pa kthim derisa kauza jonë të triumfojë, derisa Shqipëria të ketë një qeveri teknike që të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të ndalohet burgosjet politike dhe gjuetia e shtrigave ndaj opozitës. Duhet të lirohen lidërët e opozitës, duke filluar me liderin e opozitës, kreun e PD, Sali Berisha, presidentin e PL-së, zotin Meta, deputetin e PD, Ervin Salianji. Këto janë kauza për të cilat opozita nuk do të ndalojë derisa të arrihet.
Opozita është në mosbindje civile. Policia duhet të ruajë kufijtë që i përcakton ligji dhe të mos bëhet vegël e pushtetit po të rrijë instrument i ligjit. Policia duhet të bëjë thirrje që të ndalohet dhe luftohet krimi i organizuar, të luftojë korrupsioni, krimin elektoral. Të treja këto shtylla ku bazohet puna e agjencie ligjzbatuese si Policia e Shtetit, narkopolicia e sotme i ka dhunuar.
I bëj thirrje kryenarkopolicit që e ka emëruar atje krimi i organizuar dhe kupolës së narkopolicisë të rrinë larg shqiptarëve të lirë dhe të ndershëm dhe të mos provokojnë. Detyra e tyre është të luftojnë krimin dhe korrupsionin”, tha Noka.
Gazeta RD