Spaho: Nuk do lejojmë që zgjedhjet e 2025 të jenë një proces farsë

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho thotë se kjo qeveri po synon të eliminojë demokracinë dhe të ekzekutojë opozitën.

Nga rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku protestuesit bllokuan rrugët, Spaho tha se nuk do lejojnë që zgjedhjet e 2025 të jenë një proces farsë.

Ai thotë se kanë kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve për të realizuar qëllimin e tyre, krijimin e qeverisë teknike.

“Demokracia në Shqipëri po eliminohet. Synimi është që të ekzekutojnë opozitën dhe të sigurojnë në tavolinë një mandat të 4 në zgjedhjet e 2025. Ne nuk pajtohemi me këtë, nuk do lejojmë që zgjedhjet të jenë një farse elektorale. Kërkojmë një qeveri teknike që të garantojë standardet që ka vendosur OSBE ODIHR. Këtë shqetësim e shprehëm edhe në Strasburg për gjendjen e rëndë politike që po kalon Shqipëria. Kërkuam ndihmën e tyre që mund të realizojmë qeverinë teknike në zgjedhjet e ardhshme”, tha Spaho.

About Redaksia

Check Also

Gazeta gjermane: Arkitektët e huaj, që mblodhi Rama, të shqetësuar se kullat po përdoren për pastrim parashë

Para disa ditësh, Edi Rama mblodhi rreth 100 arkitektë të huaj në Tiranë për t’u …