Paloka: Rama, Veliaj, Balluku po vjedhin të gjithë qytetarët! Jemi këtu për t’i hequr qafe këta!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka deklaroi se kjo qeveri nuk po vjedh vetëm opozitën apo pensionistët e opozitës, po vjedh të gjithë Shqiptarët.

Paloka i bëri thirrje qytetarëve për të protestuar ku u shpreh se ata janë aty për të hequr qafe këtë qeveri e cila prej kohësh nuk duhet të ishte më dhe kjo nuk varet vetëm nga reagimi jonë i sotëm. ‘Shqiptarët duhet ti thonë të keqes ik’- u shpreh Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së

“E shihni vetë që nuk ka arsye të ketë agresivitet. Për të trembur njerëzit thonin që do të ketë njerëz që do të krijonë incidente.

Policia thirrjet tja bëjë Rmës, Erion Veliajt që bllokojnë rrugën sa herë i teket sepse ne sot jemi në protestë dhe nuk marrim leje për të protestuar.

As ligjërisht nuk merret leje. Nga kjo polici që rrëmben ish presidentin në rrugë sikur të jetë terrorist nga kjo polici që fut banditët me uniformë në parlament për tu përleshur me deputetët cdo gjë mund të presësh.

Ne jemi këtu për ti hequr qafe kta. Për ne kjo qeveri prej kohësh nuk duhet të ishte më dhe kjo nuk varet vetëm nga reagimi jonë i sotëm. Duhet të ketë reagim qytetarë. Nuk është betejë e opozitës është e të gjithë qytetarëve Shqiptarë. E keqja është në derën e cdo qytetari.

Dje në Durrës u rikthyen edhe njëherë mbetjet e rrezikshme. Drejtuesit dhe deputetën ishin dje duke protestuar dhe qytetarët ishin në pakicë. Nuk helmohet vetëm opozita nga mbetjet e rrezikshme, nuk vjedhin vetëm opozitën Edi Rama, Erion Veliaj, Belinda Balluku e me rradhe, i vjedhin të gjithë shqiptarët. Pensionistët nuk janë vetëm të opozitës ata që i tall Rama duke i rritur pensioni me 400 lekë.

Kjo nuk është betejë e opozitës, shqiptarët ti thonë të keqes ik”, tha Paloka.

About Redaksia

Check Also

Cara: Rama ia fali Portin e Durrësit Alabbar! Është vjedhja më e madhe që ka patur Shqipëria, Balkani dhe Europa…

Kandidati për Deputet me PD-në në Durrës, Igli Cara, tha gjatë prezantimit të programit të …